Të shtunë Korabi fitoi 1-5 me Vorën në Pezë-Helmës. Dibranët e mbyllën me tri pikë sfidën play-off, teksa për spektaklin u kujdes Murja. Goli i fundit i Korabit erdhi nga 50 metra, ose më saktë nga mesi i fushës.
Gjuajtja e futbollistit gjeti të papërgatitur portierin vendas, që u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta për të pestën herë, por këtë radhë gjuajtja ishte nga mesi I fushës. Edhe Skuka në pjesën e parë shënoi një supergol nga goditja e dënimit.