Besart Berisha e nis me gol aventurën e tij në kampionatin austrialian. Sulmuesi shqiptar u transferua gjatë muajit shtator të Ëestern United dhe në takimin e sotëm shënoi golin e parë me fanelën e re. Në minutën e 34-të të pjesës së parë Berisha brenda zonës arriti të dërgonte në rrjetë pas një pasim perfekt nga shoku i skuadrës.
Ndeshja u mbyll me fitoren minimale 0-1 ndaj Uellington dhe sulmuesi shqiptar i dha fitoren ekipit të ri. Kampionati austrialian është dukshëm një nga kampionatet e tij të preferuara pasi disa sezone me parë ishte një nga më të mirë, ndërsa kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë sezon.