Real Sociedad fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Cadiz në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të LaLigas. Tre pikë të rëndësishme në shtëpi që e mbajnë Sociedadin në vendin e 6 që të çon në Europa League. Shihja e fitores kishte katër ndeshje që mungonte. Tashmë kanë mbetur 6 pikë në lojë për të mbyllur një sezon që mund të konsiderohet i suksesshëm.
Rruga e rrjetës u hap në minutën e 19’ me Sorioth. Më pas me fillimin e pjesës së dytë ishte Januzaj që ktheu në gol penalltinë e fituar në minutën e 53’. Ky është goli i tretë në kampionatin spanjoll për 27- vjeçarin dhe ndoshta më i rëndësishmi. Rruga e rrjetës u mbyll në minutën e 96′ nga Portu, sërish me penallti, pasi i kishte zënë vendin Januzajt.