Qazim Laçi ka gjetur golin e dytë me skuadrën e tij Ajaçio. Mesfushori shqiptar ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 12-të dhe deri më tani po vendon goli I tij ndaj Lens.
Brenda zonës, Laçi godet bukur dhe dërgon topin në rrjetë. Mesfushori po kalon një formë të mirë dhe tashmë konfirmohet edhe me golin e sotëm që është I dytë në këtë sezon në ligën e dytë franceze.