Vrioni është padyshim protagonisti kryesor i Tirolit në Austri. Në ndeshjen e sotme me LASK, fitorja 2-1 erdhi vetëm nga goli dhe asisti i 23- vjeçarit shqiptar. Me këtë rezultat Tirol siguroi finalen përballë Rapidit të Viennës, për vendin e mbetur në Conference League.
Kujtojmë se Vrioni është në huazim nga Juventus. 18 golat në Bundesligën gjermane këtë sezon bashkë me 5 asistë, e kanë dërguar atë në qendër të vëmendjes. Kjo pasi Vrioni tashmë ka vetëm 1 gol më pak se kryesuesi i listës së golashënuesve.
“Në finale”, shkruan Vrioni në rrjetin social Instagram duke postuar foto nga festa, pas golit të shënuar. Të gjithë tashmë i kanë shpresat për t’u kualifikuar në Conference League, te 23- vjeçari që është kthyer në njëriun e momentit.