Enriko Papa, ish-lojtari i Tiranës dhe disa skuadrave të tjera në Kategorinë Superiore është bërë protagonist me Botosanin në kampionatin rumun. Skuadra e tij fitoi 2-3 në transfertë ndaj Craiova, ndërsa goli i fitores u shënua nga Papa.
Mesfushori nuk e nisi ndeshjen si titullar, por u aktivizua në minutën e 76-të kur ndeshja ishte 2-2, ndërsa në minutën e 87-të, Al Maëas krosoi në zonë, ndërsa Papa me një stil “alla Ibrahimovic” e ndali topin në rrjetë. ky ishte goli i 3-të për Papën në kampionatin rumun, ndërsa Botosani renditet në vendin e 5-të me 31 pikë.