Në Milano është dita e Rade Krunic. Mesfushori boshnjak është goditja e parë e dyshes Boban-Maldini, që bëjnë kështu edhe dhuratën e parë për trajnerin, Giampaolo.
Aktualisht, Krunic ndodhet në qendrën mjekësore “La Madonnina” në Via Quadronno për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur firmën me kontratën me kuqezinjtë.
Për ta bërë të tyrin, Milan ka paguar plot 8 milionë euro plus bonuse për Krunic. Për lojtarin e gatshëm një marrëveshje katërvjeçare me 1.2 milionë në sezon.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.