Shqipëri-Izrael 0-3
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli; Kukeli, Memushaj, Xhaka, Roshi, Llullaku; Balaj Trajner: Gianni De Biasi
Izraeli: Goresh; Dasa, Lavi, Tzedek, Gershon, Dabbur, Natcho, Cohen, Zahavi, Ben Haim, Vered
Trajner: Elisha Levi
Ndeshja- Një takim që më shumë vendoset nga vendimet e arbitrit, se sa ajo që u pa në fushën e lojës. Një 11-metërsh fantazmë, dhe një rast i diskutuar me Berishën. Shqipëria pëson disfatë në “Elbasan Arena”, teksa mundet me rezultatin 3-0 nga përfaqësuesja e Izraelit.
1′ – Starton takimi i shumëpritur. Topi i parë shkelmohet nga
3′ – Loja vijon të luhet në mesfushë me dy skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën.
5′- Ledian Memushaj ka një rast të artë për të shënuar, por godet keq me të majtën duke e çuar topin jashtë kuadratit të mbrojtur nga portieri mik.
7′ – Roshi kroson një top nga e djathta që kalon tërë pasqyrën e zonës, por nuk shfrytëzohet sërish nga tanët.
10′- Loja vijon të luhet në mesfushë. Kuqezinjtë mundohen të fitojnë terren, por pa rezultat.
13′- Roshi mundohet të depërtojë në të majtë të mbrojtjes së Izraelit, por topi i harkuar prej tij përfundon jashtë vijës fundore të fushës.
16′ – Në një aksion pa shumë pretendime, Izraelitët fitojnë një penallti që shkaktohet nga Berat Gjimshiti, i cili del nga loja me karton të kuq.
17′ – Zahavi merr përsipër të godasë dhe skuadra mike kalon në avantazh.
23′- Faull në mesfushë nga izraelitët. Tanët mundohen të nisin lojën shpejt, por pa rezultat pasi Roshi ndodhet në pozicion jashtë loje.
25′- Kuqezinjtë duken se e kanë humbur toruan dhe sulmuesi izraelit ka një rast të artë për të shënuar, por topi ndalet nga Etrit Berisha.
27′- Loja tashmë është përqëndruar në mesin e fushës. Skuadra e De Biasit duket e pafuqishme, ndërsa miqtë kërkojnë të ruajnë rezultatin.
30′- Arbitri i ndeshjes akordon faull në mesin e fushës për miqtë, por edhe karton të verdhë për Llullakun.
32′- Faull për tanët. Memushaj kroson në zonë, gjuan Roshi, por portieri i Izraelit është në pozicion.
35′- Kuqezinjtë mundohen të reagojnë, teksa Mavraj del në mesin e fushës, por topi i krosuar nga ai përfundon në duart e portierit mik.
39′- Këndore në favor taëve. Memushaj kroson në shtyllë të parë, por devijohet sërish në goditje këndore nga Izraelitët. Sërish kroson Memushaj, godet me kokë Balaj, por portieri mik ndodhet në pozicion.
43′- Të besuarit e De Biasit kanë marrë zemër dhe mundohen të shtyjnë përpara. Xhaka kërkon të driblojë, por mbrojtja mike nuk e lejon.
45′ – Izraeli është pranë shënimit të golit të dytë, por gjuajta e tyre përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Berishës.
45+2′- Gjyqtari i ndeshjes i jep fund pjesës së parë. Skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes, për të vijuar pas 15 minutash.
46′- Starton pjesa e dytë. Këtë radhë topi shkelmohet nga izraelitët.
51′- Zahavi kërkon të befasojë mbrojtjen kuqezi, por këtë radhë ndodhet në pozicion jashtë loje.
54′- Zahavi sërish kërkon 11-metërsh, për gjyqtarin është gjithçka e rregullt.
55′- Tashmë është momenti i Etrit Berishës për të dalë me të kuq, pasi kapet me sulmuesin izraelit teksa e godet me kokë. Gjyqtari akordon sërish 11-metërsh.
57′- Azdren Llullaku del nga loja për t’i lënë vendin Alban Hoxhës, i cili bën mrekullinë duke pritur 11-metërshin që goditet nga Zahavi.
65′- Kuqezinjtë marrin zemër pas pritjes së 11-metërshit nga Alban Hoxha, teksa kërkojnë të shtyjnë përpara.
67′- Sërish ndëshkohemi. Në një aksion pa shumë pretendime, Izraelitët arrijnë të shënojnë golin e dytë me Einbinder D.
73′- Loja tashmë e ka humbur bukurinë e saj. Skuadra e De Biasit mundohet të reagojë, por 9 lojtarë janë pak për të ngacmuar portën e portierit izraelit.
76′- Bekim Balaj ka hapësirën e nevojshme për të goditur, por në çastin final topi devijohet nga mbrojtësi i Izraelit.
80′- Nga fusha del Hysaj dhe në vend të tij futet Edgar Çani.
83′- Izraeli nis një aksion në gjysmë fushën e saj. Mbrojtja kuqezi kapet në befasi teksa Izraeli nuk e ka të vështirë të shënojë golin e tretë.
88′ – Çdo gjë tashmë ka mbaruar. Kuqezinjtë janë të dorëzuar, ndërsa Izraeli është shumë pranë fitores.
90′- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë, por pjesa e mbetur e lojës nuk ka asgjë për të shënuar.