Atalanta ka mundur 3-2 Veronën, duke kthyer gjithçka në favorin e vet. Një gol i Berat Gjimshitit në të 94 minutë, i jep tri pikët e arta bergamaskëve. Ekipi i shqiptarit e pa veten në disavantazh dy herë, teksa vetëm në minutat e funit të takimit ktheu gjithçka në favor të vet.
Mbrojtësi i Kombëtares ka luajtur titullar, duke ia shpërblyer besimin trajnerit Gasperini. Për ekipin e Veronës mungonte shqiptari tjetër Kumbulla, teksa Rrahmani ishte në lojë për 90 minuta. Goli i Gjimshitit mban Atalantën në vendet e larta, teksa pas 15 javësh sigurojnë 28 pikë.