Benfika ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Borusia Dortmundit, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Skuadra portugeze ka bërë mjaft mirë, teksa ka arritur të shënojë në minutën e 49-të dhe më pas ka administruar rezultatin. Ky takim u zhvillua në stadiumin “Estadio da Luz” dhe rastet ishin të shumta për të dy ekipet.
Konstantinos Mitroglou ishte autori i këtij goli, i cili vulosi edhe fatin e takimit. Kujtojmë që ndeshja e kthimit do të luhet në 8 mars, dhe skuadra gjermane duhet të fitojë me dy gola diferencë për të shkuar në çerekfinale.
https://www.youtube.com/watch?v=bZEWUQJfcYU