VIDEO/ Gjermanët në protestë, futbollisti i LIVERPOOLIT merr
pilula para nisjes së SUPERSFIDËS
Eliminimi nga Liverpooli mbrëmë në “Allianz Arena” u ka lënë shije të
hidhur tifozëve dhe klubit të Bayern Munich. Por, një video e publikuar së
fundmi ka rritur dyshimet se “Të Kuqtë” nuk fituan në mënyrë të pastër
ndaj kampionëve gjermanë.
Përpara nisjes së supesfidës Bayern Munich-Liverpool, një gazetar britanik
regjistroi momentin kur mesfushori i Liverpoolit Wijnaldum konsumoi një pilulë,
e cila iu dha para vërshëllimës së arbitrit.
Gjermanët kanë nisur të aludojnë se ndoshta substanca e përdorur mund të jetë
doping. Megjithatë, skualifikimi i djeshëm u pranua nga vetë bavarezët erdhi si
rezultat i lojës më të mirë të Liverpoolit.
Megjithatë, lojtari holandez vuan nga diarreja, një gjë që e ka pranuar kohë më
parë se konsumon tableta për të kuruar sëmundjen. Ndaj rasti në fjalë nuk përbën
asgjë të dyshimtë për shkelje të garës.
UEFA për këtë rast nuk ka dhënë asnjë njoftim.
Gini Wijnaldum popping a couple of tablets just before kick-off. Hopefully nothing too major to be concerned about (guest appearance by @TonyBarrett) pic.twitter.com/Iv10OF1eTR— Carl Markham (@carlmarkham) March 13, 2019