Manchester City arriti të fitonte derbin me United në “Wembley” ditën e sotme. Skadra e Pep Guardiolës arriti të rrëmbente trofeun e Fa Cup, pasi skuadra e tij triumfoi 2-1 ndaj rivalëve të Manchesterit.
Ilkay Gundogan ishte heroi i kësaj finaleje, pasi arriti të shënonte dy gola për t’i dhënë fitoren të tijve. Pikërisht te goli i dytë kur Gundogan kaloi në avantazh Cyti, Pep Guardiola gëzon si një fëmijë. Festimi epik i tij është bërë viral në rrjetet sociale, duke marrë shumë reagime nga tifozët.
Guardiola këtë sezon fitoi edhe trofeun e dytë me Cityn, ndërsa është edhe ne finalen e Champions, ku me 10 qershor sfidon Interin dhe ka mundësinë për të bërë tripletën.
How Pep Guardiola reacted to @ManCity‘s second goal #EmiratesFACup pic.twitter.com/ytLcrLsiFF
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) June 3, 2023