Gafa e radhës ka ardhur nga portieri kroat i Mouscron, Matej Delac ka bërë një veprim të pafalshëm në ndeshjen kundër Clube Bruges. Në momentin që mendohej se ai do mbronte portën, ai e ka lënë atë bosh, duke i falur një gol kundërshtarit.
Ka qenë minuta e 61-të, ku nga një goditje dënimi, Delac pësoi një gol nga një distancë e largët, gjuajtje e cila nuk ishte aq e fortë, sa të krijonte vështirësi për portierin për ta pritur atë.
Pas këtij veprimi të portierit, tifozët janë irrituar, duke u ngritur në këmbë dhe fyer portierin, i cili nuk mundi të bëjë asgjë për të ndaluar atë gol edhe pse e kishte mundësinë.
https://www.youtube.com/watch?v=IH9g8gsEIN0