PSG-ja arriti të merrte një fitore të pastër ditën e djeshme ndaj Nantes me rezultatin 2-0. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Mbappe dhe më pas Neymar me penallti vendosën ndeshjen.
Edison Cavani u fut në ndeshje në minutën e 87-të dhe në të 92-të kishte mundësin e artë të shënonte golin e 3-të. Një asist fantastik nga Di Maria, për Cavanin që me portën bosh godet keq.
Sulmuesi nuk po kalon një moment të mirë pasi që pas dëmtimit është lënë në stol nga trajneri Tuchel dhe në fund të sezonit do të largohet me parametra 0 për shkak se I përfundon kontrata.