Është mbyllur me rezultatin 4-3 sfida e mbijtesës në Serie A, Cagliari-Parma. Një ndeshje e çmemdur mes dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë, por vendasit kanë triufuar duke shënuar 2 gola në minutat e fundit. Parma e nisi mirë ndeshjen duke shënuar dy gola që në pjesën e pjesën e parë, ndërsa Cagliari rihapi ndeshjen në të 39-të me Pavolettin. Në pjesën e dytë, miqtë gjejnë edhe golin e 3-të, ndërsa Cagliari reagon sërish duke ngushtuar rezultatin.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Parmës, vendasit shënojnë dy gola, një në 91-të dhe një në 93-të dhe marrin një fitore jetike për mbijetesë. Një fund drakmatik që I ka buzëqeshuar skuadrës së Cagliarit që tashmë shpreson edhe më shumë te mbijetesa.