Gara e së hënës në NASCAR për Daytona 500 rezultoi jo e duhura për Ryan Newman që pa ferrin me sy. Një aksident i frikshëm pranë vijës fundore të pistës, bëri që veterani i garave ta shihte veten në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Pranë fundit të garës, Newman ishte duke kryesuar garën kur u përplas nga Ryan Blend. Kontakti ishte fatal, pasi ai u përplas me murin e më vonë nga një tjetër shofer, duke fluturuar në ajër.
Makina u përfshi nga flakët, duke u dashur ndërhyrja e zjarfikësve. Aksidenti ishte aq i frikshëm, sa ekrane të zeza u vendosën rreth makinës për të mos lejuar shikimin e spektatorëve. Newman u nxorr nga makina e përmbysur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Piloti është veteran i kësaj gare dhe prej 19 vjetësh, 42 vjeçari merr pjesë rregullisht në to. Aktualisht piloti drejton Ford Fenway Racing dhe është fitues në Daytona 500 në vitin 2008.