Roma arriti mbrëmjen e djeshme triumf historik me rezultatin 1-0 ndaj Feyenoord. Sfida finale e Conference League u mbajt në “Arenën Kombëtare” dhe fati për fitimin e trofeut i buzëqeshi verdhekuqve.
Kjo është kupa e parë e një kompeticioni europian për Romën. Një pjesë e madhe e tifozëve që nuk udhëtuan drejt Tiranës u mblodhën në stadiumin e Romës për ta parë ndeshjen.
Në përfundim të saj, një prej tifozëve verdhekuq mori pjesë nga fusha e blertë, që ta mbante si kujtim në këtë arritje historike.