TIRANA – KASTRIOTI 1-0
Tirana: Bekaj, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toshevski, Batha, Toli, Halili, Torassa, Seferi Trajner: Orges Shehi
Kastrioti: Hidi, Cela, De Silva, Bardhi, Moraes, Rami, Rezi, Hussein, Deliaj, Zhivanaj, Okebugwu Trajner: Ramazan Ndreu
Gjyqtar: Florian Lata
Ndeshja: Një sfidë që nis qetë nga të dy skuadrat të cilat janë shumë të kujdesura në lojën e tyre. Në pjesën e parë nuk ka asnjë rast për t’u shënuar me ekipet që shkojnë në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura. Pjesa e dytë fillon njësoj si e para. Atëherë kur nuk pritej, Erion Hoxhallari arrin të shënojë një gol të bukur, duke vulosur dhe takimin. Por, pikërisht pas këtij momenti shpërthen sherr i madh në fushën e blertë. Trajneri Ndreu bashkë me presidentin Vogli futen në fushë duke pretenduar mungesë fair-play nga ana e bardhebluve. Fillimisht tërheqin skuadrën nga fusha, ndërsa më pas vendosin të përfundojnë takimin. Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në kuotën e 53 pikë në vendin e pestë, ndërsa Kastrioti ndjen presionin e kundërshtarëve duke u futur seriozisht në vallen e mbijetesës. Krutanët gjenden në vendin e shtatë me 31 pikë, 1 pikë më shumë se Bylis i vendit të tetë.
Komenti minutë pas minute:
90′- Gjyqtari i katërt jep 7 minuta shtesë.
84′- Lojtarët rikthehen në fushë. Trajneri Ndreu dhe presidenti Vogli tërhoqen ekipin duke i kërkuar të lënë ndeshjen. Duhet ndërhyrja e uniformave blu për të qetësuar situatën. Sakaq Ndreu bashkë me skuadrën kthehen prapë duke nisur pjesën e mbetur të takimit.
78′- Tirana shënon golin e parë. Hoxhallari con topin në rrjetë me kokë. Ndërkohë në fushë futet trajneri Ramazan Ndreu dhe presidenti Alban Vogli. Sherr i madh në fushë, teksa nderhyn Security. Krutanët pretendojnë për mungesë fair-play.
74′- Rast i dyshimtë në zonën krutane. Hoxhallari pengohet në zonë, por për gjyqtarin Lata gjithcka e rregullt. Protesta të shumta nga bardheblutë ku ndëshkohet me të verdhë edhe Vangjeli.
68′- Rast i mirë për Kastriotin. Dajci merr një asist nga e djathta, gjuan me kokë por pret Visar Bekaj.
58′- Idi Batha provon me një goditje nga larg, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.
46′- Nis pa zëvendësime pjesa e dytë.
45′- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë. Asnjë goditje në portë nga dy ekipet.
31′- Ndërhyrje e gabuar e Ardit Tolit në dëm të Okebugwu. Gjyqtari Lata nuk kursen kartonin e verdhë.
28′- Goditje dënimi për Tiranën. Kroson Idi Batha, por largojnë mirë lojtarët e Kastriotit.
10′- Idi Batha kombinon bukur me Seferin. Sulmuesi bardheblu pason sërish me gjirokastritin që godet tokazi, por pret Isli Hidi.
4′- Goditje dënimi për Kastriotit. Provon nga larg Patrik Bardhi, por largon si duhet Idriz Batha.
1′- Topi i parë shkelmohet nga miqtë.