Arsenal ka arritur të fitojë sfidën ndaj Everton e vlefshme për javën e 27-të të Premier League. “Topçinjtë” e Londrës kanë siguruar tre pikë tepër të rëndësishme me fitoren 3-2, ndaj bluve të Liverpool.
Pjesa e parë u mbyll mes emocioneve ku nga secila skuadër u shënuan dy gola. Ishte Everton që shënuan të parët me Calvert në mintuën e 1 të ndeshjes, ndërsa Arsenal përmbysi gjithçka me Nketiah e Aubameyan. Gjithësesi Everton nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte shifrat në minutat e fundit të pjesës së parë me Richarlison. Pjesa e dytë nis sërish me gol, por këtë herë nga Arsenal.
Pas një krosi të saktë nga Pepe, Aubameyang me kokë arriti të mposhte për të tretën herë portierin kundërshtarë dhe shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. Everton tentoi të barazonte ndeshjen deri në minutat e fundit, duke bërë me “zemër” të gjithë të pranishmit, por në fund tifozët vendas kishin festë.