Dinamo e ka nisur shumë mirë kampionatin. Në takimin e parë në shtëpi ndaj Veleçikut, blutë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i ndeshjes është shënuar nga mbrojtwësi Arjan Sheta nga një goditje nga këndi, sikurse shihet edhe nga video e mëposhtme.
Kujtojmë që së bashku me Dinamon në këtë grup bëjnë pjesë edhe Vllaznia dhe për një ngjitje në Superligë do të jetë me të vërtetë një duel shumë interesant, se kush prej tyre do të arrijë të rikthehet në elitë, apo ndoshta mund kemi ndonjë surprizë, pra mund të ngjitet një tjetër ekip.