Tottenham 1-3 Manchester United (Son 40′ / Fred 57′, Cavani 79′, Greenwod 90+4′)
Manchster United ka përmbysur Tottenham, duke fituar 1-3 në Londër. Ndeshja e zhvilluar këtë pasdite ka qenë me dy tablo, me pjesën e parë që është mbyllur në avantazhin e Tottenham. Një gol i Son në të 40 minutë vendosi të parën, ndërsa u anullua edhe një gol i Cavanit në të 35.
Pjesën e dytë, United ia ka dalë të shënojë tre herë me Fred dhe Cavanin, duke përmbysur sfidën. Ka qenë mesfushori që në të 57 minutë do vendoste ekuilibrat, teksa tri pikët do ia jepte të tijve uruguajani Cavani dhe Greenwod në fundin e sfidës. Me këtë fitore, United mban vendin e dytë me 63 pikë, 11 më pak se City. Tottenham ndodhet në vendin e 7 me 49 pikë.
VIDEO: