MILAN 2-0 ATALANTA (56′ Leao, 75′ Theo)
Milani fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Atalantas, sfidën e vlefshme për javën e parafundit të Seria A. Këto tre pikë janë shumë të rëndësishme për kuqezinjtë që kanë hedhur hap të madh drejt titullit kampion. Dhe nëse Inter fiton në mbrëmje ndaj Cagliarit, djemve të Piolit do u mjaftonte barazimi me Sassuolon për të qenë ata fituesit e Scudettos.
Golat ishin të dy spektakolarë. Rrugën e rrjetës e hapi Leao në minutën e 56’. Për ta mbyllur mendoi Theo Hernandez me golin e minutës së 75’, që mund të konsiderohet ndër më të bukurit e sezonit për nga rëndësia dhe realizimi. Atalanta ishte e pafuqishme në “San Siro” që vlonte me tifozët e Milanit.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud
ATALANTA (3-4-1-2): Musso; Palomino, Freuler, Gjimshiti, ; Zappacosta, Pessina, De Roon, Hateboer; Koopmeiners; Muriel, Pasalic
Komenti minutë pas minute:
90’+4 Mbyllet takimi.
75′ Gooooool! 2-0 për Milanin. Është Theo Hernandez që bën gjithçka vetë nga zona e tij. Tani gjithçka duket e mbyllur.
56′ Goooool! 1-0 për Milanin. Leao kalon në avantazh të tijtë pasi i kalon topin mes këmbëve portierit të Atalantas.
54′ I pafat Theo që nuk arrin të shënojë.
46′ Fillon pjesa e dytë.
45’+2 Mbyllet pjesa e parë. Milan 0-0 Atalanta.
43′ Te Milan pretendojnë për penallti pas një ndërhyrje të Gjimshitit që mund të ishte jashtë zone. VAR nuk ndërhyri dhe asgjë nuk u akordua.
32′ Akoma nuk është gjetur rruga e rrjetës nga asnjëra prej skuadrave. Muriel tenton në minutën e 32′, por portieri i Milanit Maignan “fluturon” për t’i mohuar golin Atalantas. Vazhdon 0-0 sfida.
1′ Fillon sfida.