Dortmund ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme duke fituar 1-2 në fushën e Gladbah. Fillimisht ai që shënoi për miqtë ishte Thorgan Hazard. Kjo i dha qetësinë e nevojshme të verdhëve por nuk do zgjaste pafundësisht. Stindl barazon shifrat në të 50-tën, duke ”ndezur” kështu sfidën. Presioni i Dortmund rritet dhe shpërblehet me ”rrjetën” e Hakimit që bën mjaft mirë sulmuesin 20 minuta para fundit.
Kështu, ekipi i Favrel renditet në vendin e dytë dhe bën një kërcënim serioz ndaj Bayernit. Lufta vijon edhe në Champions, ku PSG është rivali i saj. Blerja e Haaland ka përmirësuar ndjeshëm cilësin e ekipit dhe kjo duket qartë.