LAÇI – PARTIZANI 3-4
Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Turkaj, Mazrekaj, Deliu, Velija, Velkoski, Ujka, Zulfiji Trajner: Shpëtim Duro
Partizani: Teqja, Belica, A. Marku, H. Marku, Skuka, Magett, Stenio Junior, Mala, Sota, Hadroj, Rrapaj Trajner: Dritan Mehmeti
Gjyqtar: Olti Cela
Komenti minutë pas minute:
90+4′- Partizani shënon edhe golin e katërt. Kristi Kote realizon me kokë dhe vulos fitoren e Partizanit.
90+2′- Laci realizon golin e tretë me Klinti Qaton.
71′- Saliu Guindo ngushton rezultatin. Asist i Mazrekajt dhe nuk gabon afrikani përballë portierit të Partizanit.
60′- Arinaldo Rrapaj realizon golin e tretë. Goditje e bukur e vlonjatit dhe sfera ndalet në rrjetë.
56′- Këndore për Laçin. Kroson Mazrekaj, largon mirë mbrojtja e Partizanit.
46′- Starton pjesa e dytë.
45′- Përfundon pjesa e parë.
44′- Partizani shënon golin e avantazhit. Valentino Murataj nuk fal pas një krosimi të bukur të Malës.
32′- Partizani barazon rezultatin. Stenio Junior arrin të shënojë duke vënë barazpeshën në Laç.
28′- Partizani pranë golit. Kroson mirë Marku, gjuan me kokë Junior, por shtylla i mohon festën.
19′- Herald Marku gjuan nga distanca, pret portieri Dajsinani.
7′- Laci realizon golin e parë. Zulfiu zhbllokon rezultatin pas një goditje të bukur në hyrje të zonës.
6′- Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Mala, gjuan Belica, por topi shkon jashtë.
2′- Mazrekaj provon nga distanca, largon mirë portieri Teqja.
1’- Fillon ndeshja në Laç.