Ai është njëri prej yjeve më të mirë të momentin. Sulmuesi senegalez Sadio Mane nuk është vetëm një futbollit i jashtëzakonshëm, por një njeri shpirtgjerë. “Snajperi” i Liverpoolit është një besimtar i devotshëm i fesë myslimane dhe kjo shihet sa herë që ai feston golat e tij duke u përkulur në drejtim të Allahut. Përpara fitores me Leicesterin ku ai shënoi, 26-vjeçari shkoi në xhaminë Al-Rahma në Liverpool dhe ndihmoi pastruesit për të mbajtur sa më të pastër. Ky gjest i tij është shfaqur në një video të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mail”.
https://youtu.be/YGIB_tE-NRg