Është mbyllur Espanyol 1-3 Levante, dueli i La Ligas spanjolle në futboll. Lojtari me origjinë shqiptare, Enis Bardhi ka shënuar golin e avantazhit për të tijtë, duke i siguruar kështu tri pikë mjaft të çmuara ekipit nga Valencia.
Mesfushori që luan për Maqedoninë e Veriut ka shmangur tre lojtarë me finte, ndërsa goditja ka qenë befasuese edhe për portierin vendas, duke përfunduar në rrjetë. Në fund të takimit ka pasur vend edhe për golin e tretë nga Levante, që me këtë fitore shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e 11. Espanyol ndryshe nga sezonet e tjera, mban vendin e fundit me 24 pikë.