Maqedonia e Veriut mbyll sot sezonin 2021/22 në futboll. Me plot meritë titulli kampion u fitua nga klubi shqiptar i Shkupit. Për herë të katërt në historinë e tyre u kurorëzuan kampion, pasi më parë e kishin bërë tre herë rresht, në vitet 1999, 2000 dhe 2001. Me shpresën që kanë nisur cikël të ri si para 20 vitesh, në Çair po festohet.
Dje tifozët po festonin në shesh, ku gëzimi është i papërshkrueshëm, ndërsa sot Shkupi luan ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi përballë Akademija Pandev. Sfida fillon prej orës 17:00 dhe është paralajmëruar vazhdimi i festës dhe pas saj. Futbolli në Maqedoninë e Veriut po flet shqip dhe duhet të jemi krenarë.