Teuta u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas fitore 2-0 ndaj Vllaznisë, duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë të fituar 1-0 nga shkodranët.
Pas këtij suksesi, futbollistët e Teutës kanë festuar gjatë në dhomat e zhveshjes, ndërsa këtë moment e ka fiksuar përmes një videoje, mesfushori Bruno Dita, i cili sot nuk ishte i disponueshëm për trajnerin Gugash Magani.