Faqa e njohur në Facebook “Bleacher Report Football”, I ka kushtuar një reportazh të gjatë përfaqësueses së Kosovës. Në videon e publikuar në faqen e tyre zyrtare, James Montague ka udhëtuar drejt Kosovës dhe ndoqi nga afër ndeshjen ndaj Malit të Zi si dhe atmosferën në rrugët e Prishtinës pas fitores së arritur.
Një video e gjatë prej 11 minutave ku tregohet gjithçka si dhe nuk kanë munguar dhe intervistat me trajnerin Challandes, por edhe me shumë tifozët. James Montague ka shpjeguar edhe interesimin e lartë të tifozave për ndeshjen ndaj Anglisë. Kosova ka një popullsi prej 2 milionë banorësh dhe rreth 100 mijë tifozë kanë kërkuar biletë për të ndjekur sfidën ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Më poshtë video e plotë e postuar nga “Bleacher Report Football”.