Kroacia 3-1 Skocia
Kroacia ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në Glasgow. Të besuarit e Dalic triumfuan 3-1 ndaj Skocisë në takimin e fundit të grupeve, duke u kualifikuar kështu tutje për në EURO 2020.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku golit të Vlasic në minutën e 17-të, iu përgjigj McGregor në fundin e fraksionit të parë. Pas 1 orë lojë, Modric do tregonte klasin e tij, duke çuar sërish në avantazh të tijët. I 3-ti vjen nga Perisic (77′), me një gjuajtje të bukur. Takimi tjetër i grupit D mes Çekisë dhe Anglisë, u mbyll 0-1 (Sterling).
Kështu, kualifikohen “3 luanët” si të parët në grup, Kroacia si e dyta, ndërsa ka festë edhe për çekët, pasi me 4 pikë në vendin e 3-të janë në fazën tjetëër.
Ndeshje grupi – EURO 2020
Kroacia (4-2-3-1): Livakovic; Juranovic, Lovren, Vida, Gvardiol; Kovacic, Brozovic; Vlasic, Modric, Perisic; Petkovic
Skocia (3-5-2): Marshall; O’Donnell, Hanley, Tierney; Armstrong, McTominay, McGregor, McGinn, Robertson; Dykes, Adams
Minutë pas minute:
90-Mbyllet takimi.
77- GOLL. Perisic godet bukur me kokë dhe vulos fitoren.
70- Vonon lojen Kroacia. E kuptueshme, pasi ky triumf i kualifikon.
62- GOLL. Modric tregon klasin e tij. Mesfushori lëshon një goditje të bukur dhe i vetmi fund për atë top është rrjeta.
55- E pabesushme çfarë bën Ivan Perisic. Sulmuesi gjendet i vetëm përballë portierit, por nuk realizon dot.
46-Fillon e dyta.
45-Mbyllet fraksioni.
42-Gol… Barazon McGregor me një super goditje. Nuk mund të bëjë asgjë në këto momente Livakovic.
33- Largim i detyruar për Skocinë. Largohet Hanley, futet Mc Kenna.
27- Probleme për Vlasic, pas një dyluftimi. Gjithsesi, asgjë serioze.
17- Golll. Kroacia shënon gol me anë të Vlasic. Gjithçka nis nga pasimi i Perisic.
9- Adams gjuan nga distanca, por larg kuadratit.
5- E ka filluar mirë Skocia, duke ushtruar presion.
1- Nis ndeshja.