Të dielën, Kamza do të luajë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Ekipi kryeqytetas vjen me ndryshime në këtë sfidë, pasi në krye të pankinës është trajneri Ernest Gjoka. Ky i fundit është një njohës i mirë i verilindorëve, pasi arriti të nxirrte kampion skuadrën kuksiane dy sezone më parë.
Sot, skuadra e Kamzës ka zhvilluar seancën e radhës të planifikuar nga stafi teknik. Të gjithë futbollistët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka duke zhvilluar një seancë me vrapime të lehta fillimisht, për të vijuar më pas me përgatitjen tekniko-taktike. Më poshtë ndiqni çaste nga seanca e sotme stërvitore.