Ish-futbollisti i Tiranës Sedat Berisha ka rilindur në Kosovë me ekipin e Dritës. 29-vjeçari zhvilloi një ndeshje të madhe dje ndaj Drenicës ku zhbllokoi takimin në minutën e 91-ë të takimit duke vendosur në rrugën e duhur Dritën pas shumë muajve në krizë rezultatesh duke ngjallur optimizmin te kampionët e Kosovës.
Berisha debutoi me Dritën javën e kaluar ndaj Trepçës dhe tashmë ka fituar rolin e liderit tek “Intelektualët”, të cilët kanë fituar 2 nga 3 takimet e fundit duke u ngjitur në vendin e pestë në “Ipko Superliga”.
Ish-lojtari i Vllaznisë erdhi si përforcim i bujshëm në merkaton e verës te Tirana, por asnjëherë nuk e gjeti vendin në formacionin titullar. Pas 6 muajsh, ai mbylli kontratën me 24-herë kampionët e Shqipërisë për të ndihmuar Dritën të rimëkëmbë veten.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.