Endri Çekiçi dhe Ardian Ismajli kanë qenë protagonistë në fitoret e skuadrave të tyre. Mesfushori pogradecar ka dhuruar asistin e golit të parë në fitoren 2-0 që Konyaspor mori me Kayserispor në Superligën e Turqisë.
Lojtari kuqezi ka kombinuar mirë në një aksion që u kthye në gol. Në Itali, Empoli ka fituar 2-4 me Salernitanën në transfertë. Në minutën e 55, Ismajli ka shënuar në portën e tij një autogol, që nuk ka qenë vendimtar në rezultatin final.