Pas një periudhe kritike dhe problemesh të mëdha, Elbasani arrin të buzëqeshë më në fund. Fitorja në shtëpi ndaj Tomorit 2-0 u sigurua falë golave të Lleshit dhe Klodian Nurit.
Ish-mesfushori i Partizanit, i cili iu bashkua verdhebluve këtë sezon në janar të 2019, ka arritur të “ngre në këmbë” Elbasanin, të cilët fillojnë të “shkrijnë akujt” e zbritjes në Kategorinë e Dytë.
Sot ai vulosi “finalen e vogël” ndaj ekipit beratas duke shfrytëzuar më së miri topin e ardhur nga krahu. Nuriu goditi “rrufeshëm” duke skuadrën të festojë për herë të parë pas një periudhe të gjatë në errësirë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.