Ndeshja Barcelona-Real Madrid është mbyllur me rezultatin 1-1. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka qenë më konkrete, teksa ka arritur të realizojë golin e avantazhit në minutën e 53-të me Luis Suarez. Neymar harkon bukur një top në zonë pas një goditje dënimi, dhe Suarez nuk e ka të vështirë të dërgojë topin me kokë në rrjetë.
Ekipi i Zidan mundohet të reagojë, por duhet thënë që dhe fati nuk ishte sot me ta. Cristiano Ronaldo ishte pranë golit të barazimit në minutën e 89-të, teksa fare pranë shtyllës së majtë pingule të portierit të Barcelonës e çon topin jashtë kuadratit.
Megjithatë për këtë mendon Sergio Ramos, i cili një minutë më vonë shënon golin barazimit duke tronditur të pranishmit në “Camp Nou”. Kështu mbyllet kjo “El Clasico” e 133-të, me të dy ekipet që ndajnë nga 1 pikë. Real Madrid mban vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Barcelona ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë.
http://www.dailymotion.com/video/x54biht_sergio-ramos-goal-hd-barcelona-1-1-real-madrid-03-12-2016-hd_sport