Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video nga punimet që vijojnë në stadiumin e ri të Kukësit.
Rama teksa poston videon, shkruan se puna vijon me ritme të shpejta dhe se stadiumi do të jetë gati në shtator me të gjitha kushtet.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.