Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ndodhet në Shqipëri ku do të marrë pjesë në një sërrë aktivitetesh të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Bashkë me z. Duka ai ka vizituar “Shtëpinë e Futbollit” që është në ndërtim e sipër, aty ku do të jenë zyrat e FSHF-së dhe disa fusha sportive.
Kreu i qeverisë së futbollit europian po shoqërohet nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe zyrtarë të tjerë të UEFA-s dhe FSHF-së. Numri një i UEFA-s, ka vlerësuar këtë investim duke theksuar afërsinë me stadiumin e ri. Gjithashtu, Ceferin do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të ”Air Albania Stadium”, e cila do të ngre siparin me takimin e fundit kualifikues të EURO 2020, Shqipëri-Francë (sot 20:45). Më herët, ai u takua me kryeministrin Rama në Kryeministri. Ai foli me superlativa për stadiumin e ri duke e konsideruar një ”xhevahir”.