Lisa Zimush është një freestyler shumë e njohur në Europë, pasi ajo ka dhënë shfaqje në disa evenimente të rëndësishme sportive edhe pse është vetëm 17 vjeç.
Një promocion i një kompanie automjetesh së fundmi e ka vënë atë përballë yjeve të Arsenalit: Aleks Oksleid-Çambërlein, Hektor Bejerin, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Ata që e pësojnë më keq në përballjen me këtë freestyler, janë pikërisht dy shqiptarët, të cilët përfundojnë të turpëruar para saj, edhe pse Xhaka provoi t’i shkëpuste topin me “specialitetin” e tij, ndërhyrjen me dy këmbë të mbledhura. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme dhe të shijoni spektaklin që ofron kjo vajzë.