Milot Rashica dhuroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse për Werder Bremenin sot ndaj Borussia Dortmundit. Sulmuesi i majtë hipnotizoi verdhezinjtë në minutën e 70-ë duke dhënë një asist perfekt për shokun e skuadrës Mowald, i cili goditi saktë në hyrje të zonës.
Jo vetëm kaq, por Werder Bremen përmbysi ndeshjen 0-2 në 2-2 duke i bërë nder Bayern Munich në luftën për titullin kampion të Gjermanisë të cilët kryesojnë Bundesligën me 4 pikë më shumë se Dortmund dhe me dy ndeshje nga fundi i sezonit, bavarezët u mjafton të fitojnë sfidën e ardhshme me Leipzigun për t’u konsideruar matematikisht kampionë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.