Roma luajti dje në stadiumin “Olimpico” përballë Shakthtar Donetsk. Sfida përfundoi me fitoren e thellë 5 me 0 të italianëve, që nuk patën vështirësi gjatë ndeshjes. Stadiumi i Romës ishte tejmbushur nga tifozët që panë ekipin e sezonit të ri të prezantohej.
Një prej transferimeve të verës është Dybala, që nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Po luhej minuta e katërt e takimit, kur Dybala ekzekutoi një goditje këndi. Gjithçka shkoi keq, pasi argjentinasi e nxorri jashtë vijave kufizuese topin.
Pamjet e mëposhtme tregojnë ekzekutim të rrallë, pasi vështirë të keni parë një këndore të shkojë në mënyrë të tillë. Dybala nuk gjeti rrugën e rrjetës gjatë këtij takimi, megjithatë shkëlqimin e tij pritet ta shohim gjatë ndeshjeve zyrtare.