Kategoria Superiore mbylli javën e 23-të, me dy ndeshje të zhvilluara brenda 24 orësh në “Air Albania”. Në impiantin e ri, tifozët e skuadrave kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke thyer më shumë se 160 stola për një dëm ekonomik afro 16 mijë euro. Policia e shtetit ka vënë në pranga tre nga përgjegjësit e këtyre akteve të shëmtuara, duke dhënë një shembull konkret kundër personave që shkatërrojnë pronën publike.
Dy tifozët e Bylisit që janë arrestuar për veprimet e palejuara dhe hedhjen e sendeve në fushë janë Guri Maraj 39 vjeç dhe Kujtim Brakaj 26 vjeç. Në pamjet ekskluzive të siguruara nga newsport.al, duken tifozët në fjalë që hedhin sende në fushën e lojës. Policia e kryeqytetit ka bërë shoqërimin e tyre në komisariat, me akuzën e veprave penale të “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”. ” Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, shkruhej në njoftimin e policisë së kryeqytetit.
VIDEO: