Flamurtari-Bylis 2-3
NDESHJA: Është mbyllur me rezultatin 2-3 sfida mes Flamurtarit dhe Bylisit. Një ndeshje dramatike pasi goli I fitores u shënua vetëm në minutën e 97-të nga ana e ballshiotëve. Pjesa e parë prodhoi dy gola dhe fillimisht ishte Bylis me Malçin që gjeti rrjetën ndërsa më pas Hoxhaj barazoi gjithçka. Në të dytën janë sërish miqtë që kalojnë në avantazh pasi Hidi tregohet I saktë nga penalltia. Gjyqtari Ziri akordon një penallti edhe për Flamurtari dhe Ribaja barazon sërish. Kur ndeshja po shkonte drejt mbylljes mendon sërish Malçi duke I dhënë 3 pikë skuadrës ballshiote. Me këtë 3 pikësh Bylis shkon në kuotën e 47 pikëve, ndërsa Flamurtari 14 pikë.
Kategoria Superiore/ Java e 33-të
Stadiumi “Flamurtari”
FLAMURTARI: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Aliaj, Vrapi, Rrapaj, Lucas Ramos, Haruni, Ribaj. Trajner: Marcelo Troisi
BYLISI: Hidi, Ntephe, Shkalla, Janku, Peposhi, Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mozzone, Malçi. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtarë : Blerim Ziri, Erind Burgu, Uran Korra, Roxhers Muska.
Komenti minutë pas minute
90′ Mbyllet ndeshja në Vlorë, Flamurtari humbet 2-3 ndaj Bylisit.
90+7′ GOL! Bylis gjen golin në “frymën e fundit, Malçi brenda zonës tund rrjetën.
90′ Kartoni i kuq për Balilajn, Flamurtari me 10 lojtarë.
84′ Mundësi e artë për Flamurtarin, Mukoi ndalet nga Hidi.
76′ Tjetër penallti në Vlorë, Murataj pengon Rrapajt. Gjuan Ribaj dhe shënon.
60′ Ndëryrje e gabuar e Qarrit ndaj Peçit, gjyqtari Ziri akordon penallti në favor të Bylisit. Gjuan Hidi dhe shënon.
49′ Mundësi e mirë për Bylisin, Ndreca tenton një parabël, por largoj mbrojta vendase.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë 1-1 në Vlorë
46′ Bylis pranë golit, Ndreca ndalet nga një super pritje e Moçkës.
35′ GOL! Kundërpërgjet Flamurtari, Hoxhaj mposhtë Hidin me një super gjuajte.
32′ GOL! Zhbllokohet sfida në Vlorë. Malçi gjuan brenda zonës dhe kalon Bylisin në avanazh.
30′ Flamurtari i afrohet golit, Haruni nuk gjuan dot siç duhet.
19′ Ndreca provon me një gjuajte nga jashtë zone, topi përfundon jashtë.
10′ Bylis në sulm në kërkim të golit. Ntephe kishte një mundësi të artë, por brenda zonë gjuan jashtë.
1′ Starton ndeshja në Vlorë, topi i parë shkelmohet nga Flamurtari.