Fiorentina-Atalanta 0-2
Është mbyllur me rezultatin 0-2 pjesa e parë e ndeshjes Fiorentina-Atalanta. Zikaltërit kanë bërë “ligjin” në këto 45 minuta të para duke dominuar ndeshjen, duke krijuar raste e duke shënuar dy gola. Duvan Zapata shënoi dopietë, një në minutën e 13-të dhe një në të 40-të duke vulosur kështu pjesën e parë.