Chelsea ka mposhtur 0-1 Tottenhamin në transfertë, duke shkuar kështu në finalen e Kupës së Ligës ose ndryshe EFL Cup. Një gol i Rudiger ka vendosur gjithçka në të 18 minutë, me djemtë e Conte që edhe në sfidën e parë kishin humbur 2-0.
E pamundur për Spurs të kthenin rezultatin, teksa Conte gjente përballë ish-skuadrën e tij. Blutë kanë një ecuri fantastike, duke siguruar finalen e dytë. Tanimë Chelsea pret përballjen vajtje-ardhje të Liverpool – Arsenal, për të mësuar kundërshtarin e finales në EFL.