Është duke u luajtur sfida Lokomotiva Zagreb-Sibenik, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit kroat. Në këtë ndeshje ka edhe derbi shqiptarës pasi në fushë për Lokomotivën është Enis Çokaj, ndërsa për Sibenik Emir Sahiti.
Është pikërisht Sahiti që në minutën e 27-të ka ndëshkuar Lokotovën me një gol mjaft të bukur dhe nga një pozicion mjaft i vështirë.
Sulmuesi shqiptar nga krahu i majtë shkon drejt zonës dhe më pas gjuan drejt portës duke mposhtur portierin vendas. Në minutën e 44-t, Sahiti pas një kundërsulm arrin të shënoi edhe golin e dytë personal, por edhe për Sibenik.
Me këtë dy golësh Sahiti shkon në kuotën e 4 golave sezonal, ndërsa me Kombëtaren U-21 ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.
Te Lokomotiva në stol janë edhe Sherif Kallaku dhe Edis Maliqi, ish-lojtari i Kukësit.