Partizani zhvilloi ditën e djeshme një tjetër miqësore në prag të sezonit të ri. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja fitoi me rezultatin e pastër 3-0 duke dominuar pothuajse të gjithë takimin. Goli i parë I ndeshjes u shënua nga Cara që me një kundërsulm të shpejt dërgon topin në rrjetë.
Më pas ishte radha e Llanajt që përfiton pasi topi i përplasur në shtyll kthehet drejt tij me sulmuesin që nuk gabon dhe tund rrjetën. Ndeshja u mbyll nga Cara që shënon golin e 3-të të ndeshjes, por edhe të dytin personal duke vulosur ndeshjen në 3-0 për Partizanin. Më poshtë mund të ndiqni edhe golat e shënuar nga të kuqtë.