Italia është vendi më I prekur në Europë nga Coronavirus teksa regjistron qindra të vdekur çdo ditë. Futbolli në Itali ka ndalur prej kohësh e tashmë ekipet janë të vendosura duke sensibilizuar njerëzit dhe duke iu dhënë kurajo.
Klubi I Atalantës së fundmi ka publikuar një video të lojtarëve teksa festojnë së bashku me tifozët. Sot dita e dielë është ndryshe pa futboll e ndërsa në europë po luhet ndeshja më e vështirë ajo e jetës.
“Sot më shumë se kurrë të bashkuar dhe të vendosur për të fituar një lojë në të cilën ne jemi të gjithë protagonistë! Do të kthehemi të përqafohemi dhe të këndojmë së bashku, tani është thelbësore të qëndrojmë në shtëpi”, shkruan klubi bluzinjve në Twitter.
⚫️ MATCHDAY 🔵
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) March 22, 2020
🙌 #BergAMO 👏👏 #BergAMO 🙌
Oggi più che mai uniti e determinati per vincere una partita in cui siamo tutti protagonisti! 👊 Ritorneremo ad abbracciarci e a cantare tutti insieme, ora è fondamentale restare a casa! #iorestoacasa #BergamoMolaMia #GoAtalantaGo pic.twitter.com/zwnS8NMQcU