Sapo ka përfunduar 0-7 sifda mes Torinos dhe Atalantës. Miqtë e patën më të lehtë seç pritej pasi mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë. Vlen të përmendet ajo ”predhë” e Iliçiç që është për ”kornizë”. Me këtë rezultat, bergamaskët vijojnë luftën për zonën Champions ndërsa torinezët për hir të së vërtetës po bëjnë një kampionat ku rënditen më së shumti në mesin e tabelës.
Ilicic ka zhbllokuar rezultatin duke shënuar gol në minutën e 17-të. Bergamaskët kanë në dorë ”frenat” e lojës duke dominuar totalisht në Torino. Mejgithatë, edhe vendasit kaën pasur rastet e tyre.
I dyti për miqtë është shënuar nga Gosens në minutën e 29-të, duke e mbyllur praktikisht këtë sfidë. Torinos tashmë nuk i mbetuet gjë tjetër veçse të shmangë goleadën.
Goli i tre-të është shënuar me penalltinë nga Zapata në minutën e 45-të. Se sa gola do shënohen deri ën fund të ndeshjes, mbetet të shihet.
Menjëherë sapo ka filluar pjesa e dytë, Ilicic ka shënuar dy gola të tjerë. Rezultati është 0-5 duke shkaktuar ”shokim” te torinezët. Luis Muriel ka shënaur dy gola në fund të ndeshjes, duke treguar edhe nëjherë se niveli i Atalantës ëshët i lartë.
FORMACIONET ZYRTARE
Atalanta : Gollini, De Roon, Djimsiti, Freuler, Gomez, Gosesns, Hateboer, Ilicic, Palomino, Toloi, Zapata
Torino: Sirigu, Berenguer, De Silvestri, izzo, Laxalt, Verdi, Nkolou, Djidji, Belotti, Lukic, Meite