Dortmund fitoi 3-1 me Mainz në fundjavë. Verdhezinjtë luanin në shtëpi dhe kishin mbështetjen e tifozëve të tyre, që nuk zhgënjyen as këtë herë. Në fushë Haaland ishte deçiziv me dopietë, duke ngritur peshë stadiumin për tri pikët që e mbajnë Dortmund në vendin e dytë, 1 pikë pas Bayern Munich.
Në fund të ndeshjes, norvegjezi Haaland është bërë një me tifozët, duke festuar si I çmendur. Një prej ultrasve u fut në fushë, duke mos u shqetësuar nga siguria e stadiumit. Në këtë kohë Haaland ka bërë foto, ka festuar me tifozin dhe e ka përqafuar. Në Gjermani e quajnë biri i popullit, talentin që shihet se do dominojë futbollin në 10-15 vitet që vijnë.