Sot në 20:00 do luhet ndeshja kualifikuese për në Champions League. Në Zagreb, vendasit e Dinamos presin polakët e Legias së Varshavës, skuadër ku luan edhe Ernest Muçi. Me ndeshjen që luhet sot, tifozët kanë nisur gjithçka mbrëmjen e shkuar.
Nga Dubrava, pamjet që vijnë janë të rënda. Afro 100 tifozë të dy skuadrave janë përleshur mes tyre me sende të forta. Bad Blue Boys të Dinamos njihen për tensionin që kanë me tifozët-huliganë të Legias, me këta të fundit që shpeshherë kanë shkaktuar trazira në transferta, kujtojmë këtu sfidën ndaj Kukësit në Tiranë. Ndërhyrja e policisë ka bërë që tifozët të shpërndahen pa sjellë pasoja.